Lajme

KF Shiroka merr fitoren e parë, derbi  Murlani – Basania përfundon me rrjeta të paprekura

KF Shiroka ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat duke mposhtur në fushën sportive “Reshit Rusi” KF Bulqizën me rezultatin 2 me 1. Megjithëse nuk e nisi mirë takimin ku pësoi gol që në fillim të ndeshjes dhe u ndëshkua edhe me karton të kuq, vendasit  arritën të përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë.

 Autorët e golave për skuadrën e Shirokës erdhën nga Amos Tëum  Klaudio Kodra

Ndërkohë, një tjetër ndeshje interesante ishte ajo e luajtur në fushën sportive të Bushatit, ku u zhvllua derbi i kësaj zone Murlani – Basnia,  e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

 Një rezultat ky që ndoshta pak kush e kishte menduar, por Murlani ia doli që të merrte pikën e parë pas 8 javësh kampionat.

Duhet thënë se ka qenë një ndeshje në të cilën futbollistët e Basanias kanë qenë edhe të pafat. Tre shtylla të goditura nga ana e tyre, një 11-metërsh i humbur dhe në fund një gol i anulluar për pozicion jashtë loje, kanë bërë që ata të largohen në fund të zhgënjyer nga fusha e lojës.

Me ketë pikë, Basania ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e shtatë në renditje, ndërsa Murlani mori  pikën e parë dhe vazhdon të jetë i pozicionuar në fundin e tabelës së klasifikimit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

7 hours ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

7 hours ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

7 hours ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

7 hours ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

7 hours ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

7 hours ago

This website uses cookies.