KF Shkodra, turne i suksesshëm në Itali / Piraniqi: Na shërbeu shumë, binjakëzime dhe promovim i elementit të ri

KF Shkodra itali
Katër ekipe të Klubit të Futbollit Shkodra ishin pjesë e një turneu të rëndësishëm ndërkombëtar të zhvilluar në Itali. Pas kthimit në Shkodër, përfaqësuesi i klubit Shkodra, Rudi Piraniqi, bën të ditur për RTSH Shkodra se për klubin e tyre ky turne ishte shumë i rëndësishëm, pasi përfitoi në shumë aspekte.
Prej vitesh në Klubin e Futbollit Shkodra është punuar me profesionalizëm në nxjerrjen e elementit cilësor, ku krahas të tjerëve, Elsajed Hysaj është shembulli më i mirë. Në këtë këndvështrim, edhe turneu në fjalë shërbeu për promovimin e disa elementëve cilësorë.
Falë kësaj përvoje të mirëfilltë bashkëpunimi, Klubi i Futbollit Shkodra është i ftuar së shpejti në një turne tjetër shumë të rëndësishëm ndërkombëtar që zhvillohet në Itali.