KF Vllaznia fitues i turneut në futsal – Spikat në turneun ndërkombëtar të Italisë Megi Doçi
Vllaznia e futbollit të femrave ka përmbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme turneun ndërkombëtar të futbollit të sallave, i cili u zhvillua disa ditë më parë në qytetin L’Aquila të Italisë.
Shkodranet u shpallën fituese të këtij turneu, duke mundur në finale ekipin zvicerian Lion Club Zurich me rezultatin 7-3.
Përveç fitimit të kupës së turneut, Vllaznia ka arritur edhe një sukses tjetër, pasi nga gjiri i saj është shpallur edhe lojtarja më e mirë e gjithë turneut, trofeu i së cilës shkoi për Megi Doçin.
Ndërkohë, vajzat e Vllaznisë do t’i kthehen kampionatit, ku do të ndeshen me Teutën e Durrësit.
Vllaznia është një nga pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion, pavarësisht rivalitetit të fortë në këtë kampionat.