KFF Vllaznia afron 4 futbolliste – Presidenti Matija prezanton edhe zëvendëstrajneren e ekipit të parë, Paula Jaku

Dominuese e pakontestueshme e futbollit të vajzave në Shqipëri, por Vllaznia vazhdon të përforcohet me afrime të tjera.
Presidenti Lazer Matija ka prezantuar sot 4 futbolliste të reja, dy në sulm dhe dy në portë, respektivisht Bianca Azar Coad, Rosela Vasa dhe Binti Mazlan Nurul Azurin e Arianne Florencia Riveros Gonzales.
Po ashtu, është prezantuar edhe zëvendëstrajnerja e re e ekipit të parë, Paula Jaku, aktualisht trajnere e ekipit U17.
Me këto afrime, kuqeblutë nuk mendojnë vetëm vijimin e dominimit në arenën kombëtare, por të përmirësojnë edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës.
Me shkodranen e talentuar, Rosela Vasa, kontrata është afatgjatë, ndërsa me futbollistet e tjera, do të shihet performanca dhe nëse bindin, do të luajnë edhe sezonin që vjen me Vllazninë.