KFF Vllaznia-Hajvalia “live” RTSH Shkodra/ Nga ora 18:00 mund ta ndiqni në ekranin tonë
Qyteti i Shkodrës mirëpret ndeshjet e grupit të 7- të të Ligës së Kampioneve për femra. Ato kanë startuar ditën e sotme, duke ngjallur interesin e madh jo vetëm të opinionit sportëdashës por edhe më gjërë.
KFF Vllaznia, kampionia absolute e futbollit të femrave në Shqipëri, nis aventurën e saj me synim kalimin e kësaj faze. Pengesa e parë në këtë rrugëtim të vajzave shkodrane, është Hajvalia, ekipi kampion i Kosovës.
Në orën 18:00 në tapetin e blertë të “Loro Boriçit”, vajzat e Shqipërisë dhe ato të Kosovës, do të masin forcat mes tyre, duke premtuar lojë të fortë por edhe spektakël. Presidenti i KFF Vllaznia Lazër Matija, ka menduar që pjesë e këtij eventi, të mos jenë vetëm tifozët që do të mbështesin vajzat shkodrane në shkallët e stadiumit.
Ndeshja do të transmetohet “live” në paketën RTSH, tashmë ndër më të preferuarat e të ndjekurat e Shqipërisë por edhe atje ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Nga ora 18.00, të gjithë sportëdashësit e panumërt, brenda e jashtë Shqipërisë, mund ta ndjekin këtë ndeshje në ekranin e RTSH Shkodra.
Të tjera evente sportive, kulturore e artistike, RTSH Shkodra do të ofrojë në vijimësi në programacionin e vet, duke qenë përherë e më pranë jush, në sherbim të publikut dhe përmbushje të misionit të saj.