KFF Vllaznia përgatitet për Europën/Kuqeblutë fitojnë miqësoren ndërkombëtare me Buduçnostin 7-0
Në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kampioneve, Vllaznia e futbollit femra zhvilloi pasditen e së dielës ndeshjen miqësore ndërkombëtare duke pasur përballë ekipin malazez, Buduçnost i Podgoricës. 7 me 0 në favor të Vllaznisë është mbyllur kjo ndeshje, ku të gjithë golat janë shënuar në pjesën e parë me autore: BajraktarI, Raeanna Jones 3 gola, dhe nga 1 Sanera, Hanah Reinods dhe Megi Doçi. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri kuqeblu Nikolin Leka u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.Për t’u theksuar është se në formacionin e Vllaznisë për këtë ndeshje ishte edhe Megi Doçi, e cila sezonin e kaluar luajti me sukses në kampionatin turk me Gallatasarajn.Deri me 4 shtator, ku luan ndeshjen e parë zyrtare në Ligën e Kampioneve të Europës në transfertë me kampionen e Gjeorgjisë, WFC Lanchkhuti, Vllaznia e futbollit femra do të vijojnë edhe me ndeshje të tjera miqësore, ku e radhës do të luhet të mërkurën në Prizren me kampionen e Kosovës, Mitrovica.