Categories: LajmePolitikë

“KFOR-i të marrë në kontroll veriun”, Rama sqaron deklaratën: S’është ushtri pushtuese. Forcat e Kosovës s’mjaftojnë

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka sqaruar kërkesën drejtuar NATO-s, që KFOR-i të marrë kontrollin në veri të Kosovës.

Teksa iu përgjigj akuzave të opozitës se kjo kërkesë do të cenonte sovranitetin e Kosovës, Rama tha deklarata e tij kërkon që KFOR-i të marrë përgjegjësinë absolute për ta vënë në kontroll veriun, gjë që, sipas tij Forcat e Kosovës nuk mund ta bëjnë.

KFOR-i nuk është ushtri pushtuese, u shpreh Rama, teksa theksoi se edhe vetë BE e ka pranuar se numri i forcave aktuale në veri të Kosovës nuk mjaftojnë.

Kërkesa ime e përsëritur për NATO-n që KFOR-i të marrë në kontroll veriun, ku kufiri me Serbinë është katandisur prej vitesh në një rrjetë të çarë ngado prej nga hynë serbes armatime e drogë. Ndërkohë që forcat ekzistuese të kontrollit të kufirit janë të pamjaftueshme. E ngatërrojnë me çka unë kam shprehur më parë. Unë flas për përgjegjësinë absolute që KFOR-i duhet të marri për ta vënë në kontroll veriun, gjë që forcat e Kosovës nuk e bëjnë dot. Këtë të forcave të pamjaftueshëm të KFOR-it e kanë thënë publikisht.

Cili sovranitet iu rrezikuaka Kosovës nga shtimi i forcave të NATO-s në veri? Si duhet kuptuar sovraniteti aktual ku në atë zonë ndizet dhe shuhet konflikti sipas interesave të grupeve që janë jo vetëm një miks i politikës ultra nacionaliste serbe me llumin e krimit të organizuar, por gëzojnë edhe mbështetjen e turmave të varfëruara nga izolimi i banorëve të atjeshëm që ushqehen me lëmoshat e Beogradit, ndërkohë që shtetit sovran të Kosovës nuk i njohin asnjë sovranitet nuk i paguajnë asnjë taksë e madje nuk i kanë paguar një faturë dritash që nga viti 1999. Ky nuk më duket si shqetësim logjik për sovranitetin e Kosovës, granati i së cilës është prania e NATO-s. KFOR-i nuk është një ushtri pushtuese në Kosovë, por njësia e çlirimtarëve ndërkombëtarë të Kosovës”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

23 minutes ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

25 minutes ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

27 minutes ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

29 minutes ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

31 minutes ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

32 minutes ago

This website uses cookies.