KiE fton Kosovën, Hasani përcjell urimet e rastit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti rekomandimin e Komitetit Politik të APKiE për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Urime Kosovës për ftesën që iu bë nga Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, u shpreh Hasani në një postim në platformën X.
Hasani theksoi se, “ky hap i rëndësishëm vjen si rrjedhojë e angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës në vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”.
“Mbetemi në pritje që gjatë Sesionit të Prillit të Asamblesë Parlamentare të hapë rrugën për përfundimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkruan zoti Hasani në X.