Bota

Kievi sulmon Moskën me dronë, Rusia detyrohet të mbyllë tre aeroporte

Ukraina ka lëshuar dhjetëra dronë në drejtim të Moskës, duke e detyruar kryeqytetin rus të mbyllë përkohësisht tri aeroporte, njoftuan zyrtarët rusë të dielën.  Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se forcat ruse rrëzuan 32 dronë ukrainas që e sulmuan Moskën gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës, gjatë njërit prej sulmeve më të mëdha kundër kryeqytetit prej se forcat e Kremlinit e pushtuan Ukrainën më 2022.

“Sipas të dhënave tona fillestare, nuk ka dëme apo viktima në vendin ku kanë rënë mbetjet e dronëve. Ekipet emergjente janë në vend të ngjarjes”, tha Sobyanin në Telegram. Agjencia federale e transportit ajror e Rusisë, njoftoi se aeroportet Sheremetyevo, Domodedovo dhe Zhukovo kanë ndalur përkohësisht operacionet “për të garantuar siguri për fluturimet e avionëve civilë”, për shkak të sulmeve me dronë. 

Rusia raporton për shkatërrimin e dronëve ukrainas pothuajse çdo ditë, por sulmet rrallëherë kanë në shënjestër kryeqytetin. Autoritetet ukrainase kanë deklaruar shpesh se sulmet e tyre me dronë në Rusi synojnë infrastrukturën që është e rëndësishme për përpjekjet e luftës së Moskës dhe janë përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.

Prej fillimit të luftës, Ukraina është përballur me bombardime gjatë natës nga Rusia, e cila, mes tjerash, synim e ka shkatërrimin e infrastrukturës jetike energjetike. Forca Ajrore e Ukrainës tha të dielën se i rrëzoi 62 nga një numër rekord prej 145 dronësh rusë të lëshuar gjatë natës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

8 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

8 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

8 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

8 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

8 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

8 hours ago

This website uses cookies.