Categories: LajmeTelevizion

Kikia: Arrestimi i Berishës, më i bujshmi nga SPAK. E zgjodhi vetë fundin e tij

Arrestimi i ish-kryeministrit Sali Berisha është më i bujshmi i bërë nga SPAK, sipas gazetarit dhe analistit Mentor Kika, edhe pse në vitin që lamë pas iu vunë prangat një sërë zyrtarëve.

Në emisionin “Jetë Shqiptare”, Kikia tha se arrestimi i Berishës merr një konotacion tjetër dhe kontekst politik ku, siç theksoi ai, edhe opinioni politik është i ndarë nëse kemi të bëjmë me një veprim të drejtësisë kundër korrupsionit, apo një veprim në favor të mazhorancës.

Rasti më i bujshëm është arrestimi i zotit Berisha, një politikan që e ka dominuar skenën politike shqiptare ashtu si kur ishte në pushtet edhe në opozitë. Edhe pse akuzat deri tani ndaj tij mund të mos krahasohen me disa ish-ministra, sërish zoti Berisha merr një tjetër konotacion dhe e gjithë historia ka marrë një kontekst politik dhe opinioni politik është i ndarë më dysh nëse kemi të bëjmë me një veprim të drejtësisë kundër korrupsionit, apo veprim të drejtësisë për të kryer një vepër politike në shërbim të mazhorancës”, tha Kikia.

Sipas tij, Berisha e “zgjodhi vetë fundin e tij”, teksa shtoi se në kushtet e tanishme, ish-kryeministri vetëm pengo PD-në që të ringrihet.

Zoti Berisha e ka përmbyllur historinë e tij, fundin e zgjodhi vetë. Mund të kishte qenë ndryshe, por ai është sot në “arrest shtëpie” në pritje të një hetimi dhe përballje me drejtësinë. Ajo që mund të prodhojë sot Berisha është ta pengojë PD-në të ribëhet”, theksoi Kikia.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Kaq është ligji, as më pak, as më shumë” – PS i përgjigjet akuzave të PD- së për shkarkimin e zëvendëskryetares Gushta

PS Shkodër, me anë të zëdhënëses së saj, Linda Kavaja, ka reaguar ndaj deklaratës së…

7 hours ago

Lufta në Kosovë- Dita Përkujtimore e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, Spiropali: Ju nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë…

8 hours ago

Investime si milioner në Shqipëri – Emisioni më i ri në RTSH, “Kuota”, rekomandon të rinjtë

Projektimi i të ardhmes si milioner shpesh fillon si ëndërr. Në emisionin më të ri…

9 hours ago

Procesi “Maradona”, mesazhet tregojnë lidhjen intime mes psikologes dhe ish-futbollistit

Një bisedë në “Whatsapp” mes dy psikologëve të Diego Armando Maradonës tregon qartë se njëri…

9 hours ago

Luka Modriç blen aksione të Suonsi Sitit

Luka Modriç ka blerë një përqinjde të vogël aksionesh të Suonsi Siti. Kroati ka habitur…

9 hours ago

“Paris-Roubaix 2025”/ Vetëdorëzohet personi që i hodhi shishen në fytyrë Van der Poel

E përditshmja belge “Het Laatste Nieuws” ka bërë me dije se autori i gjestit të…

9 hours ago

This website uses cookies.