Kikia: SHBA mbështeti publikisht trupën e prokurorëve të SPAK
Analisti Mentor Kikia, në emisionin ‘3D’ në RTSH, ka vënë theksin në faktin se SPAK-u është nën një sulm politik nga opozita, për shkak të çështjes që është hapur ndaj Berishës dhe familjes së tij.
“Mendoj që nuk është ftuar thjeshtë një trup prokurorësh, por është ftuar e gjithë struktura e SPAK-ut, për të demonstruar publikisht suportin që kjo strukturë ka nga SHBA. E gjithë trupa e prokurorëvë që ka shkuar në SHBA, ka kaluar në një filtër. Ata kanë bërë trajnime në SHBA.”, tha Kikia.
Sipas tij, vizita në SHBA shihet si një përpjekje për ta ruajtur nga ndikimit politike, të cilat kanë qenë të forta.
“Zgjedhja e kryeprokurorit të SPAK-ut, Altin Dumani ka qënë një ndeshje mes mazhorancës dhe amabasadës amerikane. Juri Kim ishte personalisht aty deri sa Altin Dumani mori detyrën. Prezenca e SHBA ka qënë shumë e fortë dhe këtë viztitë e shikoj si mbështetje publike që u jepet sot të gjithë trupës së prokurorëve, që të vazhdojnë detyrën dhe për të mos u intimiduar nga asnjë lloj sulmi politik”, tha Kikia.