Kili mposht Shqipërinë/Një ndeshje për tu harruar për kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht këtë të premte 0-3 nga Kili, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës në Itali. Kuqezinjtë u dukën të pafuqishëm përballë amerikano-latinëve, me ndeshjen që ishte e para mes dy skuadrave në histori dhe foli për djemtë e Ricardo Gareca.
Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 20 minutave lojë nga Edu Vargas, me tanët që kontenstuan golin për prekje të topit me dorë, por kryesori italian Luca Pairetto e cilësoi të rregullt.
Edhe pjesa e dytë foli për miqtë, që shënuan në fundin e lojës. Bolados, vetëm pak sekonda në fushë si zëvendësues i Sanchez shënoi në të 84 minutë. Më pas ishte Davilla në shtesën e dytë që “vulosi” ndeshjen në 0-3.
Për t’u evidentuar edhe një rast i pastër i humbur nga Armando Broja që s’u koordinua si duhet në zonë.
Në kete sfidën stadiumi në Parma u mbush me kuqezinj, teksa tifozët nuk e braktisën ekipin dhe ishin më shumë se 13 mijë kuqezi në mbështetje të djemve në fushë, duke dhuruar një atmosferë të zjarrtë.
Prova e parë gjenerale e Euro 2024 rezultoi jo e duhura për tanët, që vetëm pas tre ditësh do luajnë kundër Suedisë në Stockholm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.