Kili përballet me zjarre katastrofike, qindra persona të zhdukur dhe mijëra shtëpi të djegura

Qindra njerëz janë zhdukur ndërsa zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë shtëpitë në rajonin Valparaiso të Kilit. Më shumë se 120 persona kanë humbur jetën nga zjarret, të cilat kanë djegur mijëra shtëpi.

Presidenti Gabriel Boriç tha se zjarri ishte “katastrofa më e keqe që ka goditur vendin që nga tërmeti i 27 shkurtit 2010”, në të cilin vdiqën më shumë se 500 njerëz.

Tymi nga zjarret mund të shihej nga hapësira, treguan imazhet satelitore. Zjarret shpërthyen javën e kaluar mes një vale të pazakontë të nxehti.

Zjarret u ndezën nga erërat e forta dhe banorët përshkruan se si, brenda pak minutash, komunitetet e tyre u përfshinë nga flakët. Fatkeqësisht, shumë njerëz nuk mundën të iknin në kohë. Zyrtarët thanë se 123 kishin humbur jetën, por deri më tani janë identifikuar vetëm 33.

Sipas autoriteteve, rreth 15 mijë shtëpi janë dëmtuar dhe lagje të tëra janë rrafshuar.

Presidenti Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të premten dhe vendosi një shtetrrethim gjatë natës. Policia dhe ekspertët po hetojnë nëse zjarret mund të jenë shkaktuar qëllimisht./ BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.