Pothuajse çdo gjë që na rretho, nga uji në shishe plastike, ushqimet e paketuara që marrim në market apo valët e telefonit, janë toksike. Kështu u shpreh mjekja toksikologe Suela Xhufi në emisionin “Mirmëngjesi Shqipëri”.
Ajo u shpreh se duhet shmangur mbajtja e ujit në shishe plastike dhe të përdoret qelqi si alternativë. Xhufi theksoi se kurrë nuk duhet konsumuar uji i nxehtë në gota plastike, teksa shtoi se edhe kafja duhet marrë në filxhanë.
“Ambiente që na rrethon nuk është më aq i këndshëm në mënyrën si ai reagon ndaj organizmit tonë. Toka, uji ajri ku ne jetojmë është toksikuar në një farë mënyrë. Flasim që na shishja e ujit që ka mikroplastika të cilat janë aq të vogla sa kanë aftësinë të futen në qelizë. Nëse një person konsumon për kohë të gjatë ujë në shishe plastike, bën një inflamacion kronik që do të çojë në sëmundje siç mund të jetë një infeksion pulmonar, pra prek qelizat më vulnerabël të organizmit. Nuk fillon në mënyrë të menjëhershme, por me kalimin e kohës. Unë do sugjeroja që uji të mos mbahet në shishe plastike, por shishe qelqi.
Pasta e dhëmbëve, disa kompani e bëjnë me mikroplastikë. Scrubet që përdore, shumë kompani mund të përdorin mikroplastikë, produktet e tualetit, shampot që kanë parabenë kanë silikon. Efekti toksik që ka në rënien e flokut çon deri në ekzemë. Makinat, benzeni, hidrokarburet e ndryshme kanë një nivel shumë të lartë toksiciteti. Në Tiranë ky nivel është shumë i lartë”, u shpreh mjekja.
Ajo kërkoi të bëhet shumë kujdes nga prindërit në zgjedhjen e lodrave të fëmijëve, pasi përmbajnë metale të rënda.
“Janë metalet e rënda që ne i gjejmë kudo, te bojërat që lyejmë shtëpitë, te lojërat e fëmijëve, prindërit duhet të jenë shumë më kujdesshëm, ka kompani që nuk përdorin plumbin apo zhivën, por ka dhe kompani që i përdorin, dhe prindërit duhet të shohin fletën si është e përbërë lodra. Apo edhe krevati ku fle fëmija. Boja që lyhet mund të jetë me plumb dhe niveli i toksikimit që merr fëmija që sapo ka ardhur në jetë është shumë i madh. Nuk vihet re direkt sepse është toksikim kronik jo akut.
Vjen avash-avash, inserohet në gjak dhe më pas në qeliza cerebrale. Nënat nuk duhet të marrin lodra të lira, duhet të shohin nëse ka plumb, metale të rënda. Janë ca lodra të caktuara që janë me gurje të mbushura, janë pak më të shtrenjta, por nuk janë toksike. Duhet t’i marrin lodrat në vende të certifikuara. Është e rëndësishme të mos marrin lodra të lyera me bojë pa parë nëse kanë kalium apo plumb”, theksoi mjekja.
E pyetur se çfarë mund të bëjmë për të pastruar trupin, Xhufi tha se duhet të bëjmë një detoks 24 orë.
“Mund të bëjmë një detoks 24 orë, ku të rrish mos të ushqehesh, por të përdorësh lëngje të freskëta, çaj pa sheqer, apo thjesht magnez, ujë, pak kripë dhe limon. Të qëndruarit një ditë pa ushqim do të ishte mirë sepse ne si organizma jemi ndërtuar të bëjmë vetë pastrimin. Sistemi imun është i ndërtuar i tillë që ta pastrojë vetë trupin, por me gjithë këtë bombardim është e pamundur që trupi ta bëjë vetë detoksin dhe detyrimisht duhet që ne ta ndihmojmë duke mos ngrënë ushqime të mbyllura, por duke përdorur ushqime të tëra të papërpunuara”, u shpreh ajo.
Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…
Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…
Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…
Drishti në Bashkinë e Shkodrës njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…
Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit. Pas rikontruksionit…
Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…
This website uses cookies.