Kina dhe SHBA diskutojnë kontrollin e armëve

usa kina

usa kina

Kreu i departamentit të kontrollit të armëve të Ministrisë së Jashtme të Kinës do të udhëheqë një delegacion në Uashington javën e ardhshme, tha të enjten një zëdhënës i ministrisë.

Priten shkëmbime për një sërë çështjesh, si zbatimi i traktateve ndërkombëtare për kontrollin e armëve dhe mospërhapjen.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në një nivel të ulët, por një sërë bisedimesh të nivelit të lartë janë zhvilluar kohët e fundit për të ulur tensionet midis dy fuqive bërthamore.

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi ishte në Uashington.

Shtëpia e Bardhë tha se ”të dyja palët po punojnë drejt një takimi ballë për ballë midis presidentit të SHBA Joe Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping në San Francisko në mes të nëntorit”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.