Bota

Kina kryen testimin e parë publik të raketës balistike ndërkontinentale

Kina e ka pranuar publikisht për herë të parë se ka lëshuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale në Oqeanin Paqësor, në një lëvizje që ka të ngjarë të ngrejë shqetësime ndërkombëtare në lidhje me akumulimin bërthamor të vendit.

ICMB u nis në orën 08:44 me orën lokale të mërkurën dhe “ra në zonat e pritura detare”, tha ministria e mbrojtjes, duke shtuar se nisja testuese ishte rutinë dhe pjesë e stërvitjes vjetore të saj.

Lloji i raketës dhe rruga e fluturimit të saj mbetën të paqarta, por media shtetërore kineze tha se Pekini kishte “informuar paraprakisht vendet e interesuara”. Analistët thanë se përshkrimi i testit nga Pekini si “rutinë” ishte befasues, sepse testi i fundit i tillë ndodhi në vitin 1980.

Testet e armëve bërthamore të Kinës zakonisht kryhen brenda vendit dhe më parë ka testuar ICBM në perëndim në shkretëtirën Taklamakan në rajonin e Xinjiang. Pra, kjo besohet të jetë hera e parë që nga viti 1980 që lëshon një ICBM në ujërat ndërkombëtare.

Kur Kina bëri për herë të fundit një provë të tillë – në maj 1980 – ICBM fluturoi 9,070 km dhe u ul në Paqësor. Testi përfshiu 18 anije detare kineze dhe ende konsiderohet si një nga misionet më të mëdha detare të Kinës

Disa analistë, megjithatë, argumentojnë se shpejtësia e ngritjes bërthamore të Kinës shkon përtej një parandalimi minimal të besueshëm.

Pekini thotë se i përmbahet politikës “mos përdorim të parë”.

Ushtria kineze ka theksuar se komisioni qendror ushtarak, i kryesuar nga presidenti Xi Jinping, është i vetmi autoritet komandues bërthamor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

2 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

2 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

3 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

3 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

3 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

3 hours ago

This website uses cookies.