Kina ka kapërcyer Japoninë, duke u renditur si eksportuesi më i madh në botë i automjeteve në vitin 2023.
Të dhënat e publikuara të mërkurën (31 janar) nga Shoqata Japoneze e Prodhuesve të Automobilave treguan se vitin e kaluar Japonia shiti jashtë vendit 4,42 milionë mjete, ndërkohë që nga Kina u eksportuan 4,91 milionë mjete.
Sipas byrosë kineze të doganave, shifra është edhe më e lartë për prodhuesit vendas, gati 5,22 milionë automjete të shitura përgjatë vitit 2023 ose 57 për qind më shumë nga viti në vit.
Megjithatë Japonia vazhdon të mbajë vendin e parë për sa i përket markës më të shitur jashtë territorit të saj, “Toyota”.
Sektori i automobilave në Kinë ka përjetuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit, e ndikuar edhe prej investimeve të mëdha në makinat elektrike, siç është marka BYD, e cila këtë muaj kaloi edhe Tesla-n për shitjet.
Ndërkohë firmat japoneze janë treguar më të kujdesshme në këtë drejtim dhe vijojnë të këmbëngulin te prodhimi i makinave hibride me bateri dhe motor tradicional me djegie të brendshme. /CNA
Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
This website uses cookies.