Kina ka nisur stërvitjen dy-ditore ushtarake rreth Tajvanit duke e cilësuar këtë akt si “ndëshkim” për “aktet separatiste”, pas zgjedhjes së liderit të ti të vendit.
Avionët luftarak, pjesë e stërvitjes, do të rrethojnë Tajvanin duke përberë edhe provën e parë që duhet të përballojë lideri i sapozgjedhur i ishullit.
Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (PLA) tha se nisi stërvitjet e përbashkëta ushtarake që përfshijnë ushtrinë, marinën, forcat ajrore dhe forcat raketore në zonat përreth Tajvanit në orën 7:45 të mëngjesit të kësaj të enjte (23 maj).
Stërvitjet po zhvillohen në ngushticën e Tajvanit që ndan ishullin nga Kina kontinentale si dhe në veri, jug dhe lindje të Tajvanit, raporton CNN.
“Stërvitjet janë një ndëshkim të fortë për aktet separatiste të forcave të pavarësisë së Tajvanit dhe një paralajmërim serioz kundër ndërhyrjeve dhe provokimeve nga forcat e jashtme” kanë thënë autoritete ushtarak në Kinë
Lideri i ri i Tajvanit, Lai Ching është një figurë e urryer nga Pekini, ku e cilëson si separatist i rrezikshëm për mbrojtjen e sovranitetit dhe identitetit të ishullit.
Partia Komuniste në pushtet e Kinës thotë se Tajvani është pjesë e territorit të saj, pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë dhe është zotuar se do ta marrë ishullin me forcë nëse është e nevojshme.
60 mijë abonentë familjarë në qarkun Shkodër, muajin e ardhshëm do të faturohen me çmimin…
Amortizimi i rrugës në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina, të Shkodrës, vijon…
Amortizimi i rrugës në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina, të Shkodrës, vijon…
Aventura e Ljuis Hamilton ka nisur sot në Maranelo. Piloti britanik ka preferuar që të…
Është një nga veprimet më të natyrshme që bëjmë çdo ditë të ulemi dhe të…
"John Adams? Fat të mirë!" Kjo është lmënyra e të folurit nga Mbreti George në…
This website uses cookies.