Kina paralajmëron SHBA-ne dhe Japoninë, të mos krijojnë armiq imagjinarë
Kina ka reaguar ndaj deklatës së përbashkët të SHBA dhe Japonisë që kritikojnë politikën e saj të jashtme. “Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe të mos krijojnë armiq imagjinarë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme , Lin Jian.
Pas bisedimeve të mbajtura në Tokio , SHBA-ja dhe vendet e tjera kanë kritikuar “veprimet destabilizuese” të Pekinit në Detin e Kinës Jugore, gjithashtu kanë dënuar dhe rritjen e bashkëpunimit të Kinës me Rusinë dhe Korenë e Veriut.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe homologët japonezë, kanë ripërsëritur “kundërshtimet ndaj pretendimeve të paligjshme të Kinës në det, dhe veprimeve kërcënuese në Detin e Kinës Jugore”, është thënë në deklaratën e përbashkët.
Autoritetet kineze theksuan se në deklaratën e përbashkët është përzier e mira me të keqen dhe sulmohet politika e Jashtme kineze. Lin u shpreh se hedh poshtë të gjitha pretndimet e pavërteta të cituara në deklaratë.