Kina përballet me temperatura rekord të ulëta
Temperaturat në disa pjesë të Kinës, duke përfshirë provincat Shanxi, Hebei dhe Liaoning, arritën nivelet e tyre më të ulëta që nga fillimi i regjistrimeve, sipas transmetuesit shtetëror, ndërsa një stuhi e ftohtë përfshiu zona të mëdha të vendit.
Qyteti i Yichun mund të regjistrojë një temperaturë të ulët rekord prej minus 47.9 C. Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një reagim emergjent dhe organi kombëtar i parandalimit të fatkeqësive lëshoi një direktivë për autoritetet lokale për të përgatitur plane emergjence.
“Magazinimi i qymyrit termik duhet të bëhet paraprakisht për të siguruar gjenerimin normal të energjisë elektrike të termocentraleve gjatë periudhës kritike,”; shtoi direktiva.
Reagimi emergjent ndaj të ftohtit që nisi në fillim të javës, pasi vendi u përfshi nga reshje të dendure bore, teksa akulli në rrugë së bashku me mjegullën e dendur shkaktuan aksidente të shumta./ Reuters