Kina rihap pas 5 vitesh aksesin në malin Everest

Për herë të parë që nga pandemia, Kina po lejon alpinistët e huaj të hyjnë në malin Everest përmes Tibetit.

Adrian Ballinger, i cili ka ngjitur Everestin tetë herë, është një nga udhërrëfyesit perëndimorë që preferon rrugën e Tibetit për në majën e malit më të lartë në botë (nga veriu), në krahasim me rrugën më të njohur të Nepalit (nga jugu).

Këtë vit, ai do të udhëheqë një grup alpinistësh përmes kompanisë së tij, Alpengloë Expeditions .

Në vend të një zyrtari apo këshilli të turizmit në Pekin, të gjitha kalimet për të përdorur rrugën kineze deri në mal, e cila njihet në Kinë si Qomolangma, shpërndahen nga Shoqata e Alpinizmit të Kinës Tibet (CTMA).

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar të lëshuar nga qeveria kineze që njofton publikun se lejet do të jepen.

Si rezultat, thotë Ballinger, mënyra më e mirë që një alpinist të dijë se ana tibetiane e Everestit do të jetë e hapur është kur CTMA të dërgojë një listë çmimesh për sezonin.

Këto lista përfshijnë guidat lokale, përkthyesit dhe transportin nga kryeqyteti i Tibetit, Lhasa, në kampin bazë të Everestit.

Vizitorët që marrin viza turistike në Kinë duhet të kenë edhe një vizë shtesë, të veçantë për Tibetin. Ka një maksimum prej 300 lejesh në dispozicion çdo vit për alpinistët jo kinezë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.