“Kioska” në Bibliotekën e Shkodrës / Ekspozita e Robert Pichler mbylli kalendarin vjetor të aktiviteteve në “Marin Barleti”

kioska pikture
Biblioteka “Marin Barleti” mbylli kalendarin vjetor të aktiviteteve me ekspozitën “Kioska” të fotografit austriak Robert Pichler. Pas rrugëtimit të saj në disa qytete të vendit, ishte radha e Shkodrës për ta mirëpritur atë. I pranishëm ishte Ambasadori i Austrisë në vendin tonë Christian Steiner, ndërsa përshëndeti të pranishmit drejtuesja e Bibliotekës Ledia Dushi.
Nën titullin “Kioskat” ai sjell Shqipërinë e rrethinave ku peshkatarët, turistët, çobanët, baret e plazheve vijnë së bashku nën syrin vëzhgues të fotografit dhe me një koncept që ai e shpjegon me historinë tonë. E gjitha nisi nga disa fotografi të shkrepura në vitin 2011 në Gjirin e Lalzit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe gjatë muajit janar 2024 ndërsa rrugëtimi i saj do të vijojë edhe në Kosovë.