KISH: At Anton Harapi martir! / Arqipeshkvi Massafra nis procesin e mbledhjes së dëshmive dhe informacioneve

at anton harapi

at anton harapi

Presidenca e Ipeshkvnore e Shqipërisë ka nisur procesin e mbledhjes të sa më shumë informacioneve dhe dëshmive për Atë Anton Harapin të bashkangjitet në listëve e 38 martirëve të shpallur nga Papa Françesku në nëntor të vitit 2016.

Imzot Angelo Massafra në cilësinë e Kryetarit të Konferences Ipeshkvore të Shqipërise në një konferencë për shtyp, bërri thirrje që çdo kush që disponon dëshmi apo informacione rreth figurës së Atë Anton Harapit t’i sjellë në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër.

Trashëgimtari i familjes së Padër Anton Harapit , Jozef Shiroka nga hulumtimet që ai ka bërë thotë se arkiva e shtetit disponon dëshmi të mjaftueshme.

Një  grup i posaçëm në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër, është angazhuar  dhe merret me këtë proces për plotësimin e dosjes, e cila më pas do t’i dërgohet Vatikanit për ta shqyrtuar dhe të marrë vendim.

Padër Anton Harapi u lind në fshatin Shirokë të Shkodrës në vitin 1888. Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, Padër Anton Harapi u shpall si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. Ai u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua të nesërmen. Nuk dihet vendi ku iu varros trupi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.