Kisha abaciale e Shën Mërisë në Mamurras, dëshmi e Arbërisë mesjetare

 Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore përcolli imazhe nga kisha e Shën Mërisë në Mamurras, monument kulture i kategorisë së parë dhe një destinacion për vizitorët në zonë.

Kisha mban statusin monument kulture prej 15 janarit të vitit 1963. Objekti fetar gjendet në fshatin Shënmëri, Mamurras dhe paraqet interes të veçantë si një dëshmi arkitekturore që mbart gjurmë të disa fazave ndërtimore e disa duar pikturimi që përfshijnë periudhën rreth shek. XI-XIV.

Rrënojat e kishës i janë nënshtruar restaurimi gjatë të cilit u pastruan hapësirat përreth objektit nga vegjetacioni.

Po ashtu, u hoqën elementët joautentikë brenda kishës. U krye restaurimi i murit të gurit antik me teknikën shqep-qep, restaurimi i çarjeve në mur guri me teknikën e injektimit.

Specialistët kryen edhe ndërhyrje në konsolidimin dhe konservimin e pikturës murale si dhe vendosën strukturë të re metalike, me funksion estetik dhe mbrojtës për faltoren e kishës dhe pikturat murale të restauruara.

Nisur nga vlerat e rralla historike dhe arkitekturore, pas tërmetit të vitit 2019, ky monument i kategorisë I, i shquar për pikturat murale të ruajtura në rrënoja, u përfshi në listën e ndërhyrjeve restauruese.

Kisha e Shën Mërisë ndodhet në Kurbin, në fshatin Shëmri dhe është një kishë abaciale me rëndësi, e Arbërisë mesjetare. Sipas të dhënave gojore, aty kryenin shërbesat fetare Gjergj Kastrioti së bashku me bashkëshorten e tij Donikën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

5 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

5 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

5 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

5 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

5 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

5 hours ago

This website uses cookies.