Kisha e Shën Gjonit e shekullit XII / Ky monument kulture kërkon një vëmendje më të shtuar
Në afërsi të fshatit Hysaj (Gruemirë) në Malësinë e Madhe gjendet Kisha e Shën Gjonit, monument kulture i kategorisë së parë.
Referuar të dhënave arkivore por dhe përmasave të objektit, sipas arkeologut Helidon Sokoli ky manastir i përkiste Urdhrit Benediktin.
Ndërsa kërkohet nga Bashkia e Malësisë së Madhe një vëmendje më e shtuar sa i takon tabela informuese që të dërgojnë tek kjo kishë gjithashtu edhe rehabilitimi i rrugës.
Në vitin 1628 manastiri u braktis përfundimisht. Valiu i Shkodrës, Abdi Pasha, në vitin 1856 e shpalli tokë shtetërore dhe ndaloi dy besimet e tjera të kryenin shërbesa aty, ndërsa sot kisha vjen si kujtesë historike.