Kisha e “Shën Metrit” 800 vjeçare/ Banorët kërkojnë restaurimin e kishës të vjetër në Bukmirë të Mirditës
Është shumë pak e njohur, por me vlera të jashtëzakonshme historike.Bëhet fjalë për kishën e “Shën Metrit”, e cila ndodhet në Bukmir të Mirditës.Ky objekt kulti i cili është shembur thuajse plotësisht i përket shekullit të 13 dhe është ndër më të vjetrit në zonën e Mirditës, qendër e katoliçizmit në Shqipëri.Bukmira ka patur popullsi që në kohën e Ilirëve dhe këtë e dëshmojnë varret e gjetura thotë një prej banorëve të kësaj zone.Kjo kishë nuk është monument kulture i mbrojtur nga shteti, por banorët në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Dioqezën e Rrëshenit kërkojnë që objekti i kultit të restaurohet, pasi është një vlerë për zonën.Qarku i Lezhës është një zonë e pasur me objekte kulti qindravjeçare, por pjesa më e madhe e tyre ndodhen në gjendje të mjerueshme përshkak të mungesës së përkujdesjes.