Kisha e Shën Rrokut, trashëgimi historike e kulturore e Shkodrës

Skuadra e DRTK Shkodër po punon për rilevimin dhe dokumentimin e Kishës së Shën Rrokut në Shirokë, objekt me rëndësi kulturore si një përpjekje e rëndësishme për të dokumentuar dhe ruajtur trashëgiminë historike të qytetit me qëllim shpalljen e saj si interes kulturor.

Projekti i kishës së Shën Rrokut iu besua Kolë Idromenos, arkitektit të njohur shkodran të asaj kohe. Kisha me stil klasik rilindas, u realizua në 1906. Ajo u ndërtua nën kujdesin e famullitarit të Shirokës, Dom Gjon Bushatit, ndërsa kambanarja nën kujdesin e Dom Pashko Zojzit.

Për ndërtimin e këtyre objekteve krahas ndihmës financiare të familjeve të pasura, ndihmuan me punë vullnetare edhe vetë shirokasit.

Kisha, sipas folkloristit Gjush Sheldia, “ishte e bukur, simpatike dhe mjaft e madhe si ma e mira kishëz e qytetit, se ma ndër katunde nuk e ka çiftin askund..”

Në vitin 1967 mes 268 kishave të mbyllura ishte edhe ajo e Shirokës. Kisha, u shndërrua në qëndër kulture dhe magazinë. U ndërtua një soletë që e ndante kishën në dy kate dhe një shkallë lidhëse për t’u ngjitur në katin e sipërm që shërbente, si një sallon i madh për festa apo dhe mbledhje partie. Në katin e poshtëm u krijuan 8 dhoma, që shërbenin si qendër për grumbullimin e sherebelës, me të cilën është i pasur mali i Taraboshit. Kompanjeli me 4 këmbana dhe sahat, i lartë rreth 30 m u shëmb. Vetëm në 1991 kisha iu kthye komunitetit katolik të zonës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë! Nuk do të ndalemi para pengesave

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur angazhimin që marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë të funksionojë.…

3 minutes ago

Vaksinë e re për kurimin e astmës, pneulomogu: Më efektive se shumë doza kortizonikësh

Astma është një sëmundje kronike që mund të prekë individë të të gjitha moshave mund…

6 minutes ago

“K’cimi i Tropojës” pjesë e UNESCO, Rama: Trashëgimi e lënë nën pluhurin e harresës

“K'cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.…

10 minutes ago

Begaj takim me familjet shqiptare në Bolonjë: Krenar për sukseset e tyre në Itali

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në Bolonja të Italisë,…

19 minutes ago

Kurti takon Presidentin e KiE: Kosova, e përkushtuar drejt BE-së

Integrimi europian i Kosovës ka qenë në fokus të bisedës mes Kryeministrit të Kosovës Albin…

22 minutes ago

Policia e Kosovës gjen sërish armë dhe uniforma ushtarake në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se gjatë një bastisjeje të…

23 minutes ago

This website uses cookies.