Kisha ku u mbajt Kuvendi i Arbërit / Vendosen shtatoret e Papa Klementit XI dhe ipeshkëvit Vinçens Zmajoviç
Objekti me vlera të mëdha historike dhe arkitekturore që u ndërtua rreth viteve 1700, këtë fundjavë është rindërtuar. Bëhët fjalë për Kishën ku u mbajt kuvendi i Arbërit në Mërqi të Lezhës. Ndërhyrja u realizua me iniciativen e studiuesit Dom Nik Ukgjini, përmes donacioneve private dhe mbështetjen e Bashkisë Lezhë. Në ceremoninë e perurimit të këtij objekti kulti, ishin të pranishëm përfaqësues të klerit katolik nga shqipëria, Kosova e Mali i Zi si dhe autorite lokale e banorë të zonës.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu vlerësoi rëndësinë e kësaj kishe dhe objekteve të tjera religjoze ku është ndërhyrë gjatë viteve të fundit.
Krahas restaurimit të plotë të kishës dhe sistemin e ambjentit perreth, brenda këtij objekti kulti janë vendosur dhe shtatoret e Papa Klementit të 11 “Albani”, i cili ishte udhëheqësi i Kuvendi të Arbrit dhe ipeshkvit Vinçens Zmajoviç.