Kisha letër të hapur krerëve të shtetit/Konferenca Ipeshkvnore: Ligj i “krimeve të apologjisë” së komunizmit si Europa
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë i është drejtuar me një letër të hapur krerëve të shtetit ku i kërkon, parashikimin me ligj të “krimit të apologjisë” së komunizmit në Shqipëri.Një deklaratë për mediat Imzot Angelo Massafra, President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, njëherësh Arqipeshkv i Dioqezës Shkodër-Pult tha se është konstatuar se ka rikthime të herëpashershme të neo-komunizmit dhe lartësimit të ish-diktaturës komuniste të cilët fyejnë ata që kanë vuajtur nga ai regjim.Në Shqipëri ende ka një debat të hapur mbi krimet e komunizmit dhe ndarjen me të shkuarën, edhe pse kanë kaluar mbi 3 dekada nga rrëzimi i diktaturës.