“Kisha probleme personale!”/ Tentoi t’i jepte fund jetës në ujërat e lumit Buna, dy efektivët shpëtojnë 75-vjeçarin 

polia-shkoder-i-moshuari-770x433

Dy efektivë të policisë vendore të Shkodrës Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj kanë shpëtuar një shtetas 75-vjeçar i cili po mbytej në ujërat e lumit Buna.75-vjeçari, i identifikuar si shtetasi Bahri Gërbeti, ishte hedhur në ujërat e ftohtë të lumit Buna për t’u vetëmbytur.Menjëherë qytetarë të rastit kanë lajmëruar policinë për ngjarjen. Me shpejtësi kanë mbërritur dy efektivët të cilët sapo kanë shkuar në vendin e ngjarjes janë hedhur në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë 75-vjeçarit.

Pasi ka dalë nga uji 75-vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur sepse kishte disa probleme.“Desha të mbytem sepse kam probleme personale”, mësohet të ketë thënë shkurtimisht i moshuari në deklaratën paraprake.

Menjëherë pas shpëtimit të tij nga dy efektivët, 75-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmën e parë mjekësorë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në kohë ka shpëtuar një shtetas i cili u hodh nga ura e lumit Buna për tu vetëmbytur.

Punonjësit e Policisë kanë hyrë në lumin Buna dhe kanë nxjerrë shtetasin B. G, 75 vjeç, duke e dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.