Kishin humbur prej një jave, shkrimi “ndihmë” në rërë i shpëton jetën 3 marinarëve amerikanë

Tre marinarë amerikanë të bllokuar në një ishull të vogël të Oqeanit Paqësor për më shumë se një javë janë shpëtuar falë shkrimit “NDIHMË” që formuan me gjethe palme në rërë.

Të tre marinarët kishin planifikuar të peshkonin në ujërat përreth Atollit Pikelot, pjesë e Mikronezisë, më 31 mars, kur skafi i tyre u mbyt pasi motori u dëmtua.

Ata dolën në breg në ishullit Pikelot të pabanuar, por radios së tyre i mbaroi energjia e baterisë para se të mund të thërrisnin për ndihmë.

Kështu, të humburit mblodhën gjethe palme nga ishulli prej 31 hektarësh, i rregulluan që të shkruanin “NDIHMË” në plazh dhe pritën.

Për një javë, ata jetuan duke konsumuar arra kokosi, ndërsa fatmirësisht kishin ujë të pijshëm nga një pus i vogël në ishull, i cili ndonjëherë vizitohet nga peshkatarët në rajon.

Një avion zbulues i marinës amerikane i dërguar nga Baza Ajrore Kadena në Okinaëa, Japoni, vuri re shenjën “NDIHMË” në plazh më 7 prill.

Lt. Chelsea Garcia, koordinatori i misionit të kërkim-shpëtimit tha se shenja ishte “vendimtare” për gjetjen e tyre në një zonë kërkimi që mbulonte më shumë se 103 mijë milje katrore.

“Ky akt i zgjuarsisë ishte thelbësor në drejtimin e përpjekjeve të shpëtimit drejtpërdrejt në vendndodhjen e tyre,” tha Garcia në një deklaratë./ CNN

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.