Kishte paguar Amarildo Nikollin të vriste Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajt, arrestohet në Spanjë Leonard Luzi, pritet ekstradimi i tij
Autoritetet spanjolle ka vënë në pranga një 47-vjeçar shqiptar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet nga GJKKO se kishte organizuar vrasjen e dy personave.
Gjykata i kishte caktuar Leonard Luzit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.Leonard Luzi kishte paguar Amarildo Nikollin (Xhanej) për vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Ines Hajrullës më 8 gusht të 2023. Vrasja e tyre u parandalua nga policia, ku asokohet u vu në pranga edhe Nikolli