“KIZ në shpërdorim detyre”, Rektori i zgjedhur i UNISHK, Tonin Gjuraj, paralajmëron kallëzim penal

Vetëm 2 nga 7 anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve janë paraqitur në mbledhjen e radhës të njoftuar. Kjo ka sjellë dështimin e mbledhjes, ndërsa ka reaguar edhe Tonin Gjuraj, kandidati fitues i zgjedhjeve të 21 qershorit në universitetin e Shkodrës, të paktën sipas tabelës së rezultateve të miratuar nga KIZ.
Gjuraj ka deklaruar para mediave se po sheh mundësinë e kallëzimit për anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, të cilët i konsideron në kushtet e shpërdorimit të detyrës.
Ndryshe nga universitetet e tjera publike, ku tashmë janë zyrtarizuar me vendime rektorët e rinj, në Shkodër është miratuar vetëm tabela e rezultateve, ndërsa nuk ka asnjë vendim për fituesin si rektor.