Kjo është Vllaznia që duam / Presidenti Xhaferi dhe kapiteni Balaj, flasin pas fitores me Skënderbeun

alban xhaferi
Fitorja e thellë me rezultatin 5 me 0 ndaj ekipit të Skënderbeut është pritur mjaft mirë edhe nga presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Xhaferi është shprehur i kënaqur për fitoren, por edhe për kthesen pozitive që skuadra ka marrë në javët e fundit.
Për njëshin e klubit kuqeblu, kjo është Vllaznia që duam, sukses që ia faturon edhe ndryshimeve të fundit në stafin teknik.
I kënaqur për golat, por edhe për skuadrën që më së fundmi mbërriti në nivelet e kërkuara, shprehet edhe kapiteni Bekim Balaj.
Ndër të tjera, Balaj, flet edhe për “këpucën e artë”, ku tashmë me golin e shënuar ndaj Skënderbeut, ka marrë kryesimin e listës së golashënuesve të Superiores.
Nga sa bëhet e ditur, në pritje të rifillimit të fazës së dytë, skuadra kuqeblu do të zhvillojë një minifazë përgatitore në Ulqin.
