“Kjo tokë ju pret”/Promovohet në “Marin Barleti”, libri që prek plagën e emigrimit nga Luigj Junçaj
Luigj Junçaj me origjinë nga Tuzi i Malit të Zi promovoi librin e tij “Kjo tokë ju pret” në Bibliotekën “Marin Barleti”. Libri prek një plagë të madhe të shoqërisë shqiptare, në mënyrë të veçantë asaj në Malin e Zi, si emigrimi.Autori Luigj Junçaj njihet për kontributin e tij jo vetëm në letërsi por edhe në politikë. Vetëbesimi i tij për të marrë penën i ngjan guximit të tij për të dalë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Malin e Zi.