KKT miraton lejen për hyrjen e Shkodrës – Nis puna për zgjerimin e korsive të rrugës në zonën e Bahçallëkut

hyrja e shkodres

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për hyrjen e Shkodrës, që përfshin projektin e rikualifikimit urban të saj.

Projekti  synon të përmirësojë infrastrukturën dhe qarkullimin, duke hapur rrugë për investime të reja, zhvillim ekonomik dhe turizëm.

Në këtë mënyrë , pritet që hyrja e Shkodrës të transformohet në një hapësirë moderne dhe funksionale , në përputhje me nevojat e qytetit  dhe pritshmëritë e banorëve.

Rruga nga Harku i Bërdicës deri tek Ura Bahçallekut prej disa ditësh  i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.

 Ky segment rrugor po transformohet tërsisht. Firma kontraktuese po punon aktualisht për zgjerimin e rrugës.

Investimi që po realizohet nga qeveria shqiptare kap vlerën e 10 milion eurove.

 Projekti parashikon ndërtimin e rrugës me katër korsi, gjithashtu edhe ndërtimin e një tjetër ure.

Lidhur me projektin trasnformues të hyrjes së qytetit reagoi në rrjete sociale kryebashkiaku Benet Beci.

“Makineri të tonazhit të rëndë, fadroma dhe mjete të tjera pune janë duke pastruar dhe përgatitur kantierin në hyrje të Shkodrës.

Investimi i shumëpritur nga i gjithë qyteti do të hyjë në fazën konkrete të punimeve për t’i dhënë Shkodrës pamjen që i ka munguar prej 34 vitesh.

 Punë të mbarë të gjithëve!”, shkruan kryebashkiaku.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.