Në mbledhjen e fundit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për hyrjen e Shkodrës, që përfshin projektin e rikualifikimit urban të saj.
Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën dhe qarkullimin, duke hapur rrugë për investime të reja, zhvillim ekonomik dhe turizëm.
Në këtë mënyrë , pritet që hyrja e Shkodrës të transformohet në një hapësirë moderne dhe funksionale , në përputhje me nevojat e qytetit dhe pritshmëritë e banorëve.
Rruga nga Harku i Bërdicës deri tek Ura Bahçallekut prej disa ditësh i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.
Ky segment rrugor po transformohet tërsisht. Firma kontraktuese po punon aktualisht për zgjerimin e rrugës.
Investimi që po realizohet nga qeveria shqiptare kap vlerën e 10 milion eurove.
Projekti parashikon ndërtimin e rrugës me katër korsi, gjithashtu edhe ndërtimin e një tjetër ure.
Lidhur me projektin trasnformues të hyrjes së qytetit reagoi në rrjete sociale kryebashkiaku Benet Beci.
“Makineri të tonazhit të rëndë, fadroma dhe mjete të tjera pune janë duke pastruar dhe përgatitur kantierin në hyrje të Shkodrës.
Investimi i shumëpritur nga i gjithë qyteti do të hyjë në fazën konkrete të punimeve për t’i dhënë Shkodrës pamjen që i ka munguar prej 34 vitesh.
Punë të mbarë të gjithëve!”, shkruan kryebashkiaku.
Ambasada Britanike në Tiranë ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, Prokurorin…
Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin…
Vllaznia nuk ka patur kohë të “qajë” pikët e lëna me Teutën në barazimin e…
Në një rrëfim të rrallë dhe prekës, Zenel Drangu ishte i ftuar në emisionin “Historicum”…
Rikthimi në punë pas fundjavës së zgjatur për shkak edhe të pushimeve në festën e…
Spondiliatroza cervikale është një sëmundje e zakonshme dhe përkeqësohet me moshën. Pjesa e qafës vuan…
This website uses cookies.