Klasat e pesta në provim, vlerësohen arritjet e nxënësve dhe niveli i mësuesve
Në arsimin fillor të të gjitha shkollave në vend është zhvilluar testi i integruar i klasave te pesta, për vlerësimin e arritjeve të nxënësve. Të shoqëruar nga prindërit, fëmijët janë paraqitur në shkollë një orë para fillimit të testit, i cili nisi në orën 10 dhe zgjati 90 minuta.
Ky test përfshin lëndët matematikë, gjuhë shqipe dhe dituri natyre dhe nuk vlerësohet me notë, por me pikë.
Ky test zhvillohet prej disa vitesh, përjashtuar këtu vitin pandemik.
Për nxënësit ai finalizon mbylljen e ciklit fillor si një kalim drejt ciklit të mesëm të ulët.
Për nxënësit, testi ishte i thjeshtë, ndërsa rezultatet e tij janë një tregues edhe i nivelit të mësuesve.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit zyra vendore e Arsimit Parauniversitar merr nga qendra e vlerësimit të ruan të dhënat e çdo nxënësi ku është realizuar vlerësimi i arritjeve për tu dërguar më pas në QSHA, DPAP si dhe në drejtoritë rajonale të Arsimit Parauniversitar.