“Klasike e thatë” – Tirana dhe Vllaznia barazojnë pa gola në “Elbasan Arena”

Tirana është e pafat ndaj Vllaznisë, teksa dy topat e dërguar në rrjetë nga sulmuesit Xharmoni e Ernest u anulluan nga sistemi VAR.
Klasikja e futbollit shqiptar përtej rivalitet sportiv prodhoi një barazim të padëshiruar për dy ekipet emblematike të superiors.
Dueli i javës së 29-të në Elbasan Arena nisi i qetë duke bërë që rastet për shënim të mungonin.
Kryeqytetasit e dërgojnë topin në rrjetë, por festa e Ulid Zharmoni zgjati fare pak, pasi francezi gjendej në pozicion jashtë loje.
Shkodranët japin shkëndijën e parë me Esat Malën, por Selmani zgjatet duke grushtuar me vështirësi.
Tirana është më insistuese në fundin e pjesë së parë duke provuar me Përgjonin e më tej është sërisht për çështje centimetrash anulohet edhe finalizimi i Ernest me kokë. Me shifrat e bardha 0-0 mbyllen 45 minutat e para, ndërkohë që fraksioni i dytë nis më mirë për kuqeblutë. Klinti Qato lëshon një predhë nga distanca duke vendosur në provë Selamnin.
Në krahun tjetër Soler rrotullohet mjaftë mirë në zone, por e djathta e mesfushorit nuk ka kordinatat e duhura.
Pas këtij moment, si Shkëmi ashtu edhe Bërdaric u munduan të rifreskojnë energjitë e skuadrave respektive.
Amir Karimanovic, i sapo futur në fushën e lojës gati sa nuk befasoi bardheblutë.
Në fundin e kohës së rregullt është Alfred Mensah që në një pozicion të volitshëm nuk shënjestron kuadratin e vendasve.
Përfundimisht 0-0 me Tiranën që mbetet në vendin e 8 me 30 pikë, ndërkohë që Vllaznia me këtë barazim zbret në vendin e tretë.