Klasiken e “fiton” spektakli/Tirana kalon dy herë në avantazh, Balaj i jep një pikë Vllaznisë
Sfida nisi me ritëm të shfrenuar me bardheblutë që I sjhkuan shumë pranë avantazhit por kola në një pozicion të volitshëm me kokë nuk shënjestrion kuadratin e qarrit. Tirana është asfiksuese me daljet e saj dhe në minutën e 15 prenga nuk I besoi syve teksa e djathta e tij u stampua në tranversë. Të besiuaruit e bledi shëkëmbit përligjin momentin e mirë teksa në minutën e 22 kalon në avanatzh me uloid zharmoni. Sulmuesi francez pas një harkimi perfekt nga këndorja e kishte lojë fëmijesh të mposht portierin qarri dhe dërgoj në festë bardheblutë. Rekortdmenet e superiors I shkuan pranë avnatazhit të dyfishtë por shtylla dhe më pas ndërhyrja vendimtare e stojanovic mbanë në lojë vllazninë. Pamvarisht se u akurduan 3 minuta shtesë, Tirana ia doli të shkojë në dhiomat e zhveshjes me avantazhin minimal.
Tomas bërdaric u mundua të karikoj të tijët me vllazninë që hodhi vështrimin nga sulmi në fraksionin e dytë. Në rastin e parë të rrezikshëm shkodranët pretendojnë për 11 metërsh dhe pas pamjeve të sistemit var arbitri kryesor kreshnik cjapi akordon penallti. Nga pika e bardhe balaj nuk gabon duke vendosur ekulibrat dhe ndezur festën në loro borici. Goli tronditi miqtë të cilët në minutën e 63 rezultuan të opafat pasi diagonalja e ismailit u ndal në shtyllë. Mesfushori Kosovar do të shpërblehet 12 minuta më vonë teksa I pamarkuar në zonën e 5 metrave ndëshkon vemdasit duke vemdosur qetësinë në shkallët e stadiumit. Një vakancë e cila do të zgjasë vetëm 3 minuta në impianitin loro borici pasi bekim balaj nxjerr nga repertori I tij një goditje kirurgjikale duke mrekulluar të opranishmit. Pas këtij momenti ekipet respective u hapën duke tentuar të duilmnin me tre pikë por fillimisht balaj dhe më pas zharmoni nuk u treguan pragmatist duyke bërë që klasikja mes vllaznisë dhe tiranës të mbyllej në barazim 2-2. Një rezultat I kënaqshëm për dy ekipet që I kabnë dhënë tonin futbollit shqiptar në më shumë se një shekull.