“Klasikja” Tirana- Vllaznia / Brdaric: Shkojmë për fitore, ky është objektivi për nesër

brdaric

Vllaznia udhëton të martën drejt Elbasanit, ku do të përballet me Tiranën për Superligën.

Pavaresisht se Tirana është në luftë për mbijetesë, Vllaznia e ka përgatitur deri në detaje ndeshjen.

Në daljen para gazetareve, Brdaric e vlerëson takimin si derbi i Shqipërisë, ndërsa shton se nesër eshte nje ndeshje komplet ndryshe nga të tjerat.

“Nesër është një ndeshje e madhe, siç e dini derbi, duhet të jemi të përgatitur 100% si nga ana fizike, ashtu edhe psikologjike.

 Kemi edhe një stërvitje akoma pa përfunduar, do të rregullojmë diçka edhe nga ana taktike dhe jam i sigurtë se do të jemi të gatshëm për ndeshjen nesër.

 Do të jetë një ndeshje majft e vështirë, duhet të kuptojmë si funksionojnë këto derbi.

Kundër Tiranës këtë sezon kemi treguar një fytyrë mjaft të mirë, por nesër është një sfidë komplet ndryshe.

 Jemi në një stadium tjetër, në Elbasan dhe duhet të jemi maksimalisht të përqendruar si nga ana ofensive ashtu edhe difensive, pra të kemi një balancë.

I gjithë grupi është në dispozicion thotë Bradaric, jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe në vijimësi.

 Pavarësisht se Tirana lufton për mbijetesë, ne i përgatisim ndeshjet tona në maksimum dhe shkojmë për fitore.

Ky është objektivi për nesër”, ka përfunduar Brdaric.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.