“Klasikja” Vllaznia-Tirana/ Osmani: Nuk kemi presion, skuadra është gati për fitoren e radhës
Me seancën stërvitore të paradites së kësaj të premte zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia ka mbyllur përgatitjet për supersfidën e ditës së shtunë, Vllaznia-Tirana. Në konferencën për shtyp dhënë për mediat, trajneri Osmani, pranon rëndësinë e ndeshjes, por thotë se skuadra nuk është nën presion, dhe se është gati për fitoren e radhës.Sa i përket dëmtimeve, njëshi i pankinës kuqeblu, sqaron se portjeri Qarri nuk është akoma gati, ndërkohë që mbrojtësi Smajli, po.Edhe pse Tirana vjen pas disa rezultateve negative , Osmani thotë se vlerësimi ndaj saj do të jetë maksimal, pasi kemi të bëjmë me një derbi klasik.Pozitive për skuadrën kuqeblu do të jenë edhe tifozët, të cilët pritet të jenë të shumtë në numër në këtë ndeshje.Klasikja e fubollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, luhet pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00.