Klasikja Vllaznia-Tirana për femra, presidenti Matija, optimist për fitore: Vllaznia kërkon titullin!

Superiorja e futbollit femra, luan javën e 16-të duke pasur si kryendeshje duelin Vllaznia-Tirana. Në prag të kësaj klasike të futbollit shqiptar, presidenti i Klubit të Futbollit Femra Vllaznia Lazër Matija e vlerëson kundërshtarin si një rival për titullin kampion, ndërkohë që është i bindur se Vllaznia do ta kalojë me sukses këtë ndeshje.
Për presidentin Matija, angazhimi i futbollisteve të Vllaznisë në ndeshjet e ekipit kombëtar, të ekipit të parë dhe atij U19 në kompeticionet Europiane, është një plus për formën e tyre sportive.
Ndeshja, Vllaznia-Tirana në futboll femra, luhet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 16:00.