“Klasikja”e futbollit shqiptar/Armando Cungu: Ndeshje rivalësh, shpresoj në fitoren e kuqebluve

armando cungu
Vllaznia, vijon përgatitjet për supersfidën e ditës së dielë, ku në stadiumin “Selman Stërmasi të kryeqytetit do të ballafaqohen, Tirana dhe Vllaznia. Një klasike kjo e futbollit shqiptar që vjen në kuadrin e javës së 17-të të kategorisë Superiore. Për Armando Cungun, ish futbollistin dhe ish trajnerin e Vllaznisë dhe i disa skuadrave të tjera të kampionatit shqiptar, përfshirë edhe kombëtaren U19, pas fitores me Dinamon, morali i skuadrës kuqeblu është rritur, por duhet patur kujdes në vazhdimësinë e rezultateve pozitive.Në mbyllje, i pyetur për situatën personale, Cungu bën të ditur se është një trajner i lirë, në pritje për të vendosur për marjen e drejtimit të ekipit të ri.Ndeshja, Tirana-Vllaznia, luhet mesditën e së dielës duke nisur nga ora 13:30.