Kleri uron Kurban Bajramin, Massafra: Të jemi të lidhur me Zotin, t’i tejkalojmë inatet mes njëri-tjetrit

Myftinia Shkodër, në festën e shenjtë të Kurban Bajramit, ka pritur vizitat e rastit të përfaqësuesve të klerit, dhe qytetarëve të thjeshtë. Në këtë ditë të shenjtë, arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra, në emër të komunitetit katolik dhe At Aleksandër Petani, në emër të komunitetit ortodoks, uruan besimtarët myslimanë të Shkodrës dhe më gjërë.
