Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, po merr pjesë në Konferencën Vjetore të ICPA 2024, e cila po zhvillohet në Singapor nga data 1 deri më 6 shtator 2024. Kjo konferencë ndërkombëtare, e organizuar nga Shërbimi i Burgjeve të Singaporit, mbledh drejtorë ekzekutivë, profesionistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi temën “Mundësimi i Qëndrimit: Përtej Recidivizmit.”
Gjatë kësaj konference të rëndësishme, z. Qose ka zhvilluar takime me dy prej përfaqësuesve më të lartë të ICPA, Presidentin Peter Severin dhe Drejtoreshën Ekzekutive Natalie Boal si dhe me homologen e tij në Singapor, Shie Yong Lee. Këto takime kanë shërbyer për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe për të shkëmbyer përvoja të rëndësishme mbi praktikat dhe risitë në fushën e sistemit penitenciar.
Gjatë këtyre diskutimeve, Shqipëria është ftuar të aplikojë për t’u bërë anëtare në Shoqatën Ndërkombëtare të Burgjeve (ICPA).
Ky hap do të fuqizojë më tej rolin e Shqipërisë në komunitetin ndërkombëtar në sistemin e burgjeve dhe do të ndihmojë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira me vendet e tjera anëtare.
Takimet me Peter Severin dhe Natalie Boal kanë qenë një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me recidivizmin, si dhe për të eksploruar rrugë të reja për përmirësimin e sistemeve korrektuese. Z. Qose ka vlerësuar rolin kyç të ICPA në promovimin e qasjeve të reja dhe efektive në drejtësi dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
Gjithashtu vlen për tu theksuar mbështetja e vazhdueshme e ICITAP dhe INL të cilët kanë asistuar me dy këshilltarët e saj Bill Sage dhe Frenk Karam.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.