Lajme

KLGJ: Personat e veshur me pushtet po prekin dinjitetin e gjyqtarëve dhe cenojnë pavarësinë e drejtësisë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj deklaratave dhe kritikave të fundit të politikanëve që kanë përmendur gjyqtarë të gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. KLGJ theksoi se çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit, përmes trysnisë ose deklaratave që ndikojnë në dinjitetin e gjyqtarëve, është një kërcënim për pavarësinë dhe sundimin e ligjit.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në reagimin e KLGJ.

Në reagimin e tij, KLGJ kërkoi që të gjithë aktorët të shmangin çdo formë trysnie ndaj gjyqtarëve dhe të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit. Këshilli theksoi se gjyqtarët duhet të jenë të lirë të marrin vendime pa ndikime të jashtme, duke vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.  

“Këshilli në përmbushje të angazhimeve të tij ligjore, ju bën thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cenojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit. Në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Këshilli thekson se në një shtet që është duke përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, mënyra e vetme e kundërshtimit të një vendimmarrjeje gjyqësore duhet të jetë përmes ushtrimit të mjeteve ligjore, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë”, thuhet në reagimin e KLGJ.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama, teksa lexonte mesazhin e qytetarit dixhital, kërkoi nga kreu i SPAK, Altin Dumani, të hetojë dy gjykatës, të cilët i japin dosjet kreut demokrat Sali Berisha.

Në përgjigje të kësaj deklarate edhe kryedemokrati Berisha akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka se ishte ajo që e kishte shkruar këtë mesazh së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në kuadër të këtyre deklaratave, Këshilli i Lartë Gjyqësor apelon për respektimin e shtyllave të pavarësisë së gjyqësorit dhe se vetmja mënyrë kundërshtimi ndaj një vendimi gjyqësor është ajo e ankimimit.

Blerti Delija

Recent Posts

Shorti i Kupës së Mbretit, s’ka klasike në gjysëmfinale

Barcelona-Atletiko Madrid dhe Real Sociedad-Real Madrdit do të jenë dy gjysëmfinalet e Kupës së Mbretit.…

3 minutes ago

Nata e parë e Sanremos përcolli muzikë dhe mesazhe për paqen

Një sukses të vërtetë ka shënuar nata e parë e edicionit të 75 të Festivalit…

6 minutes ago

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, vihet në pranga 24 –vjeçari

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia me qëllim ekstradimin në Itali. Në pranga ra Klinder…

13 minutes ago

Transformon infrastrukturën dhe turizmin – Hapen 4.1 km rrugë në aksin Zogaj- Shirokë, bizneset e banorët optimistë

Punimet për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Shirokë-Zogaj, një investim i Qeverisë Shqiptare ku përfituese…

27 minutes ago

“Fashion Design” nga studentët e arteve – Një ekspozitë e veçantë në mjediset e Rektoratit të UNISHK

Studentët e Departamentit të Arteve, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, i kanë dhënë jetë…

32 minutes ago

Kujdes me sëmundjet e zemrës – Mjeku kardiolog: Duhet më tepër ndërgjegjësim, mos të shmangen kontrollet rutinë

Sipas specialistëve, vdekshmëria për shkak të sëmundjeve të zemrës sa vjen e rritet, ndërkohë që…

36 minutes ago

This website uses cookies.