Categories: LajmeEkonomi

Klima e biznesit në Shqipëri, ambasadori gjerman: Ka përmirësim, investuesit kërkojnë kuadër ligjor të sigurt

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka vlerësuar klimën e bizneset në Shqipëri duke thënë se ka një përmirësim pozitiv krahasuar me 2023, edhe pse ka ende shumë sfida me të cilat sektori ekonomik në vend përballet.

Gjatë prezantimit të anketimit të bërë nga Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë, DIHA, ambasadori Bergner u shpreh se vendi ka nevojë për krijimin e një kuadri ligjor të sigurt dhe një administrate profesionale në mënyrë që të përthith sa më shumë investime.

Duke e vlerësuar Gjermaninë si një nga kontribuuesit e mëdhenj që financojnë projekte në Shqipwri, ambasadori Bergner tha se kjo do të vijojë edhe në të ardhmen për të mbështetur vendin në konsolidimin e shtetit ligjor.

Ambasadori u shpreh gjithashtu se rendësi të madhe ka edhe integrimi rajonal në ekonomi ku parësore është heqja e kontrolleve kufitare, por edhe në përshtatjen e bizneseve me sfidat globale përmes ekonomisë së gjelbër.

Ky pyetësor përbëhet nga dy pjesë e para me vlerësimin e përgjithshëm gjendjes ekonomë të vend dhe e dyta me pjesëmarrjen e bizneset në vend. Sipërmarrjet këtë vit e vlerësojnë ekonominë si më pozitave krahasuar më 2023. Pavarësisht vlerësimit momental Gjermania siguron se do të mbështesë Shqipërinë dhe zhvillimin e saj ekonomik në të ardhmen. Mbështesim integrimin rajonal përmes procesit të Berlinit në sektorin ekonomik ku një temë kryesore është heqja e kontrolleve kufitare dhe përmes planit të rritjes në Ballkanin Perëndimor ku Gjermania është kontribuuesi më i madh.E bëjë duke u angazhuar politikisht për një proces të shpejtë për integrimin dhe duke mbështetur integrimin rajonal në sektorin e ekonomisë.

Në të njëjtën kohë nxisim zhvillimin e mirë të ekonomisë përmes projekteve infrastrukturore si transporti, ekonomia qarkulluese, inovacionit dhe duke këshilluar ministritë në hartimin e strategjive të tyre. E rëndësishme është edhe një ekonomi gjithnjë e më e gjelbër. Lidhur me sfidat globale për ndryshimet  e klimës angazhohemi për një transformim të ekonomisë shqiptare të vetëdijshëm për çështje të mjedisit. Për ne është e qartë sipërmarrja dhe investimet mund të begatojnë atje ku ka një kuadër të sigurt ligjor, një administratë profesionale dhe me integritet sikundër dhe një politikë të hapur për dialog njësoj si për punëdhënësit dhe me punëmarrësin.  Mbështesim Shqipërinë në konsolidimin e shtetit ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit”, tha Bergner.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU bllokim importit deri në analizimin e plotë të sasive

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…

11 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali takon misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…

11 hours ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, misioni i Këshillit të Evropës takon Celibashin, Komisionin e Ankimimeve dhe atë Rregullator

Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…

11 hours ago

Shqipëria e vajzave shkëlqen në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…

11 hours ago

Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…

14 hours ago

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

15 hours ago