Klop nderohet me “Urdhërin e Meritës” në Berlin, hedh poshtë spekulimet me Kombëtaren
Ish-trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop ka përsëritur edhe një herë se nuk është i interesuar për stolin e Kombëtares. Tekniku gjerman ishte në Berlin pasi u nderua me titullin “Urdhëri i Meritës” nga presidenti Frank-Valter Shtajnmajer.
Pas ceremonisë së dekorimit Klop u pyet nga gazetarët nëse aspironte që të bëhej komisar teknik i Gjermanisë dhe të pasonte Julian Nagelsman.
“Të gjithë shpresojmë që Julian Nagelsman të bëjë shumë mirë për Gjermaninë dhe të qëndrojë përtej 2026. Sa i përket spekulimeve për të ardhmen e pankinës së Gjermanisë mendoj se Rudi Fëler kur foli për takimin me mua u vendos në vështirësi dhe le të themi se u detyrua pak që të fliste për këtë argument”, tha Jurgen Klop për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.