KLP seancë për fatin e tij, Balla: Duhet të dëgjohem dhe unë, vendimi i KPA nuk është përfundimtar

Kreu I KLP, Alfred Balla ka reaguar lidhur me mbledhjen që po zhvillon KLP pa praninë e tij, duke kërkuar që të dëgjohet shpjegimi i tij.

Ai nuk ka qenë prezent në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me kërkesë të nënkryetarit, ku vetëm Balla përmes letrës bërë publike për mediat sqaron se “duke qenë një rast i veçantë i paparashikuar nga Kushtetuta dhe ligji organik dhe një vendim që cenon drejtpërdrejt interesat e mia, duhet të dëgjohem paraprakisht nga ky Këshill”.

Balla ka komentuar edhe vendimin e KPA, ku tha se ai nuk është përfundimtar dhe i menjëhershëm.

“Problem tjetër ligjor është nëse vendimi i KPA-së, është nga ata vendime që duhet zbatuar menjëherë, sipas parashikimeve kushtetuese? Vendimi i 3 nga 5 prej anëtarëve KPA-së edhe pse është shprehur se është përfundimtar dhe i menjëhershëm, nuk është një vendim përfundimtar dhe për më tepër i menjëhershëm si ai i parashikuar në nenin “F” pika 5 të aneksit të Kushtetutës, ku thuhet e zeza mbi të bardhë se (Vendimi përfundimtar që urdhëron shkarkimin nga detyra, hyn në fuqi menjëherë.)”, shkruan Balla.

Balla shkruan se KLP duhet të ketë parasysh disa momente shumë të rëndësishme ligjore  ne respekt të lartësisë së institucionit, ashtu edhe të të drejtave të tij kushtetuese.

“Unë jam anëtar i KLP-së i zgjedhur nga Kuvendi prej përfaqësuesve të shoqërisë civile shqiptare që më ka mbaruar mandati ligjor 5 vjeçar prej datës 18.12.2023 dhe që aktualisht po qëndroj në detyrë. Mandati im si anëtar i KLP-së si dhe ai i dy anëtarëve të tjerë jo magjistratë (Z.Bazaj dhe Znj.Seiti) të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, ka mbaruar me plotësimin e afatit 5 vjeçar të parashikuar nga Kushtetuta. Për këtë mandat kemi dhe vendimarrje të Këshillit ku kemi përcaktuar se kur mbaron mandati i secilit (vendimi i KLP-së Nr.213, datë 13.10.2020 “Për përllogaritjen e mandatit të anëtarit të Këshillit” i cili u mor me kërkesën e Kuvendit dhe shprehet për mandatin tonë).

Për këtë, qëllim me vendimin Nr.2 datë 19.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit ka filluar edhe procedura për zgjedhjen e anëtarëve të rinj. Pikërisht referuar edhe akteve të Kuvendit në vijim dhe Kushtetutës e ligjit, ne konsiderohemi si anëtarë që na ka mbaruar mandati dhe jemi anëtarë në detyrë deri në emërimin e pasardhësit.Momenti i mbarimit të mandatit tim dhe shkaku i mbarimit të këtij mandati, pra data 18.12.2023, për shkak të mbarimit të afatit 5 vjeçar apo data e sotme për shkak të vendimit të KPA-së, shkak të cilin do e përcaktoni Ju, se ku parashikohet, në cilin rast të nenit 149/b të Kushtetutës? Problemi tjeter ligjor është nëse me ka mbaruar mandati dhe ekzistojnë shkaqe pazgjedhshmërie, cili organ është kompetent për t’u shprehur në lidhje me vazhdimësinë në detyrë apo jo?” shkruan Balla.

Balla thotë se arsyet e vendimit të ndalimit të KPA nga sistemi i drejtësisë lidhen me zgjedhjen si anëtar jo magjistrat i KLP-së.

“Anëtari i KLP-së, të cilit i ka mbaruar mandati nuk mund të qëndrojë në detyrë pas mbarimit të afatit, nëse vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe papajtu-eshmërisë në ushtrimin e funksionit. Pra, kur provohet se, ka pasur kushte penguese për t’u zgjedhur anëtar i KLP-së dhe ato janë vërtetuar më pas. Është problem ligjor edhe analiza dhe vlerësimi nëse janë provuar kushtet e pazgjidhshmërisë, që kërkon Kushtetuta me këtë vendim apo jo?” thotë Balla.

Sipas Ballës vendimi i KPA-së do e çojë në Strasburg.

“Ky vendim, për zbatimin e nenit “G” të Kushtetutes, si parashikim plotësues i një vendimi jopërfundimtar të organeve të rivlerësimit, ka efekt për procedurat e ardhshme, gjithmonë nëse konsiderohet si i marrë gjatë një procesi të rregullt e një gjykimi të drejtë edhe nga vendimi përfundimtar që do japi në Strasburg, GJEDNJ-ja”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.